08:57 / E Diele, 20 Shkurt 2022 / LB

Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Sipas institutit, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftim.