07:25 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / indeksADMonline

Parashikimi i motit për sot

Sot, në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat parashihet që vende-vende të sjellin riga lokale shiu, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë.

Sipas këtij instituti, temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 19 gradë Celsiu.

” Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Meteorologët parashikojnë po ashtu se do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-13 m/s.