07:14 / E Martë, 02 Mars 2021 / OSH

Parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme

Prishtina Weather ka publikuar motin për sot dhe ditët e ardhshme, raporton.

2.03 – Pas mëngjesit me ngrica të lehta, ditë kryesisht kthjellime dhe diell.
3.03 – Kthjellët dhe me diell, gjatë ditës më butë.
4.03 – Më butë, kthjellët dhe me diell.
5.03 – Vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje shtim i vransirave me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu.
Temperaturat gradualisht do të shënojnë rritje.

Minimalet do të lëvizin nga -2C deri 0C, e maksimalet nga 9C rriten deri në 15C ditën e enjte.

Era do të fryj mesatare kryesisht nga krahu verior 3-10m/s.

Shtypja atmosferike në rritje të theksuar mbi vlera normale, e në pjesën e dytë të javës në rënie.