06:58 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot i këndshëm (nëse mund të themi) e me intervale të gjata kohore me diell, por mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe me acar të moderuar. Temperaturat minimale pritet të luhaten nga -1 deri në -6 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës ato pritet të shënojnë rritje deri në 9 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore sot pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Mëngjesi pritet të jetë me acar në shumë rajone, ndërsa në viset kodrinore-malore temperatura minimale pritet të zbresë deri në -10 gradë Celsius.

Gjatë ditës rritje të shpejta të temperaturave për shkak të erërave perëndimore dhe rrezeve diellore.

Të entjën na pret mot ende relativisht i ngrohtë dhe me erëra nga perëndimi. Gjatë ditës priten intervale kohore me diell, vranësira e mundësi për riga lokale shiu. Në mbrëmje dhe gjatë natës nga Kosova depërtimi i ftohtit të ftohtë me reshje bore fillimisht në Kosovë Luginën e Preshevës e veri të Malit të Zi , pastaj edhe shumë vise të Maqedonisë së Veriut në disa vise të Shqipërisë kontinentale.

Në zonat më të ulëta priten reshje shiu, ndërsa në viset mesdhetare të Shqipërisë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të premtën më ftohtë dhe me fjolla sporadike bore, ndërsa të shtunën fronti më i ri me reshje atmosferike./MeteoBallkan