09:18 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Parashikimi i motit për sot në Shqipëri

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë në Jug dhe Qendër, ndërsa vranësira më të dukshme lokalizohen në Veri dhe zonat Lindore të
Shqipërisë.

Pasditja sjell fuqizim të vranësirave në territor të cilat në mbrëmje dhe gjatë natës gjenerojnë reshje shiu në ultësirën perëndimore ndërsa dëborë,
në zonat malore. Vranësira dhe reshje të përkohshme shiu e dëbore, vijojnë ndikimin edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do pësojnë një rënie me 1-2°C në të dy ekstremumet termike të ditës, më e ndjeshme gjatë orëve të para të ditës. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2 ballë./

Temat: