07:29 / E Hënë, 28 Gusht 2023 / shkelqim osmanaj

Parashikimi i motit, sot parashihet kulminacioni i valës së nxehtësisë verore

Sot në Kosovë na pret mot shumë i nxehtë. Parashihet kulminacioni i kësaj vale të nxehtësisë verore. Temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 34 deri në 37 gradë Ceslius. Pasdite nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh të izoluar shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë

Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë sot pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite do të ketë shtim lokal të vranësirave me ndonjë rrebesh të izoluar shiu në ndonjë rajon të caktuar. /Meteo Ballakan