16:39 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Parashikimi i vitit: Vuri bast se City do të fitonte 9:0, ja sa para fitoi tifozi anglez

Edhe pse Manchester City janë një ndër ekipet më të mira në botë, pak kush do t’a kishte parashikuar një rezultat sikur mbrëmë kur ata fituan 9:0 kundër Burton Albion.

Pastaj, jo gjithsecili e ka vetëbesimin e fansave të Manchester Cityt, të cilët kanë parë evoluimin e ekipës së tyre ndër vite. Dhe kjo mund të jetë arsyeja pse Phil Hampson vendosi një ndër bastet më të çuditshme gjatë historisë së basteve, shkruan IndeksOnline.

Fansi i Cityt vendosi 29 euro që City të fitonte ndeshjen dhe Kevin de Bruyne të ishte golashënuesi i parë i takimit. Imagjinojeni se si ai u ndie kur Kevin de Bruyne shënoi golin hapës.

Ai nga basti i vendosur fitoi hiç më pak se 9057 euro dhe i menjëhershëm ishte reagimi i tij në twitter i cili shkroi: “Faleminderit Kevin për golin e parë dhe faleminderit Riyad për golin e fundit”./IndeksOnline/