13:30 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Paratici: Ronaldo e ofroi veten te Juventusi

Drejtori, Fabio Paratici ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo e ka ofruar veten te Juventusi përmes agjentit, Jorge Mendes gjatë bisedimeve për Joao Cancelo.

Mendes ka dhënë disa versione në lidhje me këtë transferim, teksa sipas tij, ideja origjinale erdhi nga fituesi i ”Topit të Artë” në janar të këtij viti.

”Kur ne u takuam me Mendes për të diskutuar për Cancelo, atëherë edhe disa gjëra filluan”, tha Paratici për Sky Sport Italia, transmeton IndesOnline.

”Mendes më tha, :’Ju nuk do ta besoni këtë, por Cristiano dëshiron të vijë te Juventusi”.

”Unë i thash se e besoj këtë, por se më dukej e vështirë për ta finalizuar këtë”.

Juventusi, fillimisht, arriti një marrëveshje në vlerë prej 100 milionë euro për ta sjellur Ronaldon në klub, dhe padyshim se ishte befasia e verës që lamë pas.

”Lojtarët më të mëdhenj ndihmojnë fëmijët të ëndërrojnë, edhe djalin tim. Ai donte fanellën e Ronaldos, dhe kur shkova për ta parë një ndeshej të Portugalisë, ia bleva atë dhe ai e mbante veshur gjatë gjithë kohës”, përfundoi Paratici./IndeksOnline/