17:49 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

Paris Saint-Germain edhe zyrtarisht shpallet kampion i ligës franceze

Skuadra e PSG tashmë edhe zyrtarisht është shpallur kampion i ligës franceze pasi që sezoni në Francë u vendos që të përfundoj.

PSG ishte 12 pikë përpara Olympique de Marseille, andaj edhe ishin të paprekshëm në pozitën e parë, transmeton IndeksOnline.

Kurse ka mbetur ende e pazgjidhur çështja se ku do të zhvilloj ndeshjet e Ligës së Kampionëve, skuadra franceze./IndeksOnline/.