08:25 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Paris Saint-Germain ia huq keq, e konsideron Kosovën nën Serbi

Paris Saint-Germain ka mësuar kundërshtarët për fazën e grupeve në sezonin e ri në Champions League.

Megjithatë, në postimin e klubit parisien në rrjetet sociale, vërehet një gabim trashanik.

Kampioni i Francës e konsideron Kosovën nën Serbi, teksa fotoja e postuar në Instagram ka shkaktuar bujë të madhe, transmeton IndeksOnline.

Dizajneri i PSG-s ia huqi keq kësaj radhe, duke bërë gabim të pafalshëm.

PSG në fazën e grupeve do të përballet me Napolin, Liverpoolin dhe Crvnea Zvezdën e Serbisë.

Megjithatë, duke i vendosur në hartë kundërshtarët, dizajneri i PSG-s e bëri edhe Kosovën Serbi.

Mbetet të shihet se çfarë masa do të ndërmirren ndaj klubit prej kryeqytetit francez./IndeksOnline/