14:05 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Një shqiptar do të përballet sonte me ”ferrin” beogradas

Trajnerët e futbollit e duan idenë e zhvillimit të ndeshjes psikologjike dhe para se gjithash, ata i pëlqejnë ndeshjet kur fillojnë të bëhen me nerva para fillimit.

Napoli i Elseid Hysajt do të jetë në një pozicion të njejtë sonte, kur do të përballen me Crznea Zvezdan e Beogradit në stadiumin, ”Rajko Mitic”.

Por, skena më e frikshme është në tunel. Aty gjenden disa forca sigurie, më pas në mure nuk ka vizatime mirëpritëse për mysafirët, transmeton IndeksOnline.

As tifozët serb të Zvezës nuk duhet t’i lëmë pa i përmendur. Ata njihen si mjaft të rrezikshëm dhe përbëjnë në vete grupe huliganësh.

Pra, Napoli do ta hapës sfidën e Champions Leagues në Beograd sonte.

Edhe Liverpooli i Xherdan Shaqirit dhe Paris Saint-Germain do të kalojnë në këtë tunel para ndeshjeve të tyre ndaj klubit serb./IndeksOnline/

Credit: Press Association