75 Mall Live Search
17:31 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Parisi ndalon ushtrimet në ambient të hapur gjatë ditës

Autoritetet në Paris kanë ndaluar ushtrimet në ambiente të jashtme gjatë ditës, pasi lufta kundër shpërthimit të koronavirusit po vazhdon.

Rregullat e reja janë vlejnë duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 19:00 në kohën lokale, dhe hyjnë në fuqi ditën e mërkurë.

Kryebashkiakja Anne Hidalgo dhe shefi i policisë thanë se kjo do t’i kufizojë njerëzit të ushtrojnë kur rrugët janë përgjithësisht të qeta.

Franca ka shënuar ndër shifrat më të larta në botë të vdekjeve nga Covid-19.

Në total, 8,911 njerëz kanë vdekur në këtë vend dhe numri i rasteve të konfirmuara është pothuajse 100,000.

Franca ka qenë nën masa të rrepta bllokimi për gati një muaj. Kushdo që del jashtë shtëpisë është i detyruar të mbajë një dokument ku ceket arsyeja e largimit nga shtëpia: blerje të nevojshme, vizitë tek mjeku ose stërvitje brenda 1 km largësi nga adresa e tyre e banimit.