14:43 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Sërish kaos në Paris, rikthehen në protesë “jelekverdhët”

Policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë këtë të shtunë, protestuesit në Paris, teksa “Jelekët e verdhë” kanë dalë në rrugë në 1 vjetorin e protestave të tyre. Policia nuk lejoi protestuesit të bllokojnë rrugën, për të marshuar në këtë përvjetor.

Deri në mesditë, sipas policisë në Paris, janë arrestuar 24 protestues. “Jelekët e verdhë” i nisën protestat e tyre në mesin e muajit nëntor të vitit të shkuar, nxitur fillimisht nga rritja e çmimit të naftës dhe kostove të larta të jetesës, por ato vijuan më pas në lëvizje kundër presidentit Emmanuel Macron dhe reformave ekonomike të qeverisë.

Protestat e kanë humbur fuqinë e tyre muajt e fundit, ku nga 300 mijë demostrues, tashmë në rrugë kanë mbetur me qindra që çdo fundjavë dalin në protestë.