13:33 / E Diele, 12 Korrik 2020 / indeksADMonline

Parja nuk të jep fuqi në Norvegji, rojtarët e largojnë Haalandin nga klubi i natës

Sezoni i Bundesligës ka përfunduar ditë më parë dhe tanimë lojtarët janë në pushime.

Ylli I Dortmundit, Erling Haaland është rikthyer në Norvegji për të kaluar pushimet, mirëpo gjërat nuk janë duke i shkuar në mënyrën se si ai dëshiron.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se si sigurimi i një klubi të natës po e largonte atë nga ky klub, transmeton IndeksOnline.

Ja pamjet: