10:45 / E Shtunë, 25 Prill 2020 / indeksADMonline

“Parlamenti duhet të digjet”, policia arreston personin që shkroi statusin në FB

Një status në “Facebook” i ka kushtuar me arrestim një personi nga Peja.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në ora 14:00, në rrugën “Isa Demaj”, ka prangosur një person nën dyshimin për thirrje të rezistencës, shkruan Indeksonline

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pas  që i njëjti në rrjetin social Facebook, ka postuar një foto dhe postuar shkrimi “Parlamenti duhet të digjet. Njerëzit me shumë se për një ndërtesë kanë nevojë për shpresë”, njofton PK-ja.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregull.    /Indeksonline/