16:20 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Parlamenti Evropian kërkesë Shqipërisë për hetimin e vdekjes së Kaçifas

Parlamenti Evropian bën thirrje për një hetim të plotë të rrethanave që çuan në vdekjen e Konstantinos Katsifas.

35 vjeçari u qëllua për vdekje nga forcat RENEA në fshatin Bularat në fund të muajit të kaluar pas një shkëmbimi zjarri.

Propozimi për hetim u paraqit nga deputeti grek i PASOK, Nikos Androulakis dhe Social Demokrati gjerman, Knut Fleckenstein dhe i mbështetur në mënyrë dërrmuese nga Parlamentit Evropian, shkruan “Kathimerini”.

Amendimi u shtua në një raport të Parlamentit Evropian lidhur me bisedimet e pranimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Amendamenti i bën thirrje autoriteteve shqiptare të hetojnë dhe të përcaktojnë rrethanat që çuan në vdekjen e Katsifas.

35-vjeçari u qëllua më 28 tetor, ditën e festës kombëtare të Greqisë pas përplasjes me armë zjarri midis tij dhe policisë.