09:56 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

PE-ja s’ka qëndrim për zgjidhjen mes Kosovës dhe Serbisë, raporti përgjegjësi vetëm e autorit

Parlamenti Evropian nuk ka qëndrim për gjendjen aktuale në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndonëse ashtu u raportua sot në media. Dokumenti të cilit i janë referuar mediat është dokument që ka autor ka Martin Russell, hulumtues në Parlamentin Evropian.

Në fund të atij raporti theksohet se ai shërben vetëm si një dokument informues për anëtarët e Parlamentit.

Në fakt, saktësisht aty thuhet se “përmbajtja e këtij dokumenti është përgjegjësi e autorit dhe opinionet e shprehura në të nuk duhet të kuptohen si qëndrim zyrtar i Parlamentit”.

Ky raport u interpretua më herët nga mediat se gjoja këto janë qëndrime të Parlamentit Evropian.

Sipas raportit të hulumtuesit në Parlamentin Evropian, Martin Russell, zgjidhja e sfidave të komplikuara politike mes Kosovës dhe Serbisë është më larg se kurrë më parë.