Partia i jep ultimatum Mugabes për të dhënë dorëheqje
Presidenti i Zimbabvesë Robert Mugabe, është duke u përballur me ultimatumin e caktuar nga partia e tij për të hënë dorëheqje, pas fjalimit befasues gjatë të cilit refuzoi të largohej nga posti i Presidentit.
Partia Zanu-PF, e cila e ka shkarkuar Mugaben nga lidershipi i partisë, thotë se do të ngritë padi ndaj tij nëse nuk jep dorëheqje deri në orën 12:00 të kohës lokale .
Dobësimi i pushtetit të Mugabe nisi kur ushtria ndërhyri të mërkurën duke organizuar një puç ushtarak për largimin e tij, transmeton KosovaPress.
Kriza filloi dy javë më parë kur udhëheqësi 93-vjeçar shkarkoi nënkryetarin e tij Emmerson Mnangagwa, duke i zemëruar komandantët e ushtrisë të cilët e panë si një përpjekje për të emëruar gruan e tij Grace si president i ardhshëm i vendit.