20:41 / E Diele, 05 Janar 2020 / indeksADMonline

Partinë e Slobodan Petroviqit e braktis nënkryetari i saj dhe dy anëtarë të Këshillit Qendrorë të partisë

Nënkryetari i SLS dhe ish ministri për komunitete dhe kthim Boban Stankoviq dhe anëtarët e Këshillit Qendrorë Nebojsha dhe Sllavisha Jakovljeviq kanë pohuar sonte se kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme në të gjitha funksionet në parti.

Në komunikatë theksohet që vendimin për dorëheqje të parevokueshme e kanë marrë pas analizës së detajuar pas zgjedhjeve parlamentare të Tetorit.

“ Si njerëz të përgjegjshëm por para se gjithash si shtëpiak të mirë serb nuk shohim kurrfarë qëllimi të angazhimit tonë të mëtutjeshëm në SLS kur dihet se çfarë mendon populli për politikën e kësaj partie dhe si na përkrahi në zgjedhjet e fundit parlamentare”, thuhet ne komunikatë, transmeton Indeksonline.

Ata pohojnë se vendimi i marr është akt moral dhe pastaj pamundësi qe në formë reprezentative të paraqesin popullin serb në institucionet e Kosovës dhe të japin kontribut në unifikimin dhe ekzistencën e popullit serbe në Kosovë.

“ Arsye tjetër shumë me rendësi i dorëheqjes tonë të parevokueshme në SLS është qëndrimi ynë i fuqishëm që më tutje të mos bashkëpunojmë me kryetarin e SLS Sllobodan Petroviqin kurse këtë vendim tonin e përkrahin shumica absolute ne SLS”, shprehen në komunikatë.

“ Pamundësia dhe paaftësia e kryetarit te partisë Sllobodan Petroviqit që të njeh momentin dhe seriozitetin e situatës në të cilin gjendet populli serb e të cilit në këtë moment i nevojitet uniteti dhe çasje uniteti në mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë, Sllobodan Petroviqi me kryeneçësi ka refuzuar çfarëdo çasje ne çasjen unitare dhe politikes se përbashkët me shtetin e Serbisë dhe kryetarin Aleksandar Vuciq si dhe institucionet serbe te cilat e përfaqësojnë popullin serb në Kosovë. Kjo çasje e tij individuale dhe mos respektim i bashkëpunëtorëve të tij dhe anëtarësisë së SLS na ka sjellë në këtë akt dorëheqje”, shtohet tutje.

Boban Stankoviq dhe Nebojsha e Sllavisha Jakovljeviq më tutje pohojnë që shumica absolute e anëtarësisë së SLS së bashku me ta janë në disponim të Serbisë dhe politikës së saj me qëllim të çasjes unifikuese të politikës  serbe në Kosovë./Indeksonline/