21:56 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Partisë së Ramush Haradinajt po i bashkohen qytetarë të shumtë të Kosovës për konceptin 100% shtet

Koncepti 100 për qind shtet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët po i prin Ramush Haradinaj, deri tash kryeministër, për garën zgjedhore të 6 tetorit po merr përkrahje madhështore anë e mbanë Kosovës.

Ky besim për partinë e cila udhëhoqi përgjate dy viteve me vendin, ka ardh si rrjedhojë e shumë vendimeve sovrane që i dhanë Kosovës kuptim si shtet, që funksionon e plotë, dhe nuk e pranon nënshtrimin.

Dëshmi e gjithë kësaj janë aderimet e shumta që po ndodhin secilën ditë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe besimi i madh për konceptin mbi shtetin 100 për qind.

Pos aderimeve të shumta ditët e shkuara, sot, AAK-së i është bashkuar aktivisti i dalluar i Rahovecit, Arben Jaha. Se ky vizion i AAK-së, po shkon sigurt drejt fitores, kuptohet më së miri nga njerëzit dhe rinia e shëndoshë në Fushë Kosovë që sot sot iu bashkuan rrugëtimit të AAK-së për konceptit 100% shtet.

Po sot, partisë së Ramush Haradinajt, ia dha besimin edhe Gazmend Maloku, djali i një  luftëtari dëshmor. Energjia e madhe për të besuar në shtetin që funksionon gjithmonë vetëm 100 për qind, po vërehët gjithandej Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në krye të shtetit, ia solli Kosovës ushtrinë, një moment historik që të tjerët nuk arritën ta realizonin. Një ushtri të shekullit 21 sipas standardeve të NATO-s e cila do të jetë në shërbim të mbrojtjes së pragut të lirisë, kudo në botë.

Po aq sa ushtria, vendimi që i dha fuqi shtetësisë së Kosovës dhe hodhi poshtë çdo pretendim mbi sovranitetin e Kosovës, ishte taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë, të cilin Ramush Haradinaj, e vendosi dhe qëndroi fuqishëm në përkrahje të saj dhe respektim të vendit.