75 Mall Live Search
18:42 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Partitë opozitare i dërgojnë letër të hapur Federica Mogherinit

Lidhja Demokratike  Kosovës (LDK), Lëvizja Vetëvendosje (VV), Partia Socialdemokrate (PSD) dhe Alternativa, i janë drejtuar Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini me një letër të hapur.

Duke treguar qëndrimin e qartë të tyre në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë, opozita përmes kësaj letre ka shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me idenë për korrigjimin e kufijve.

Gjithashtu, përmes kësaj letre ata kanë bërë një kërkesë për fazën finale të dialogut me Serbinë, transmeton Indeksonline.

“Fillimi i një procesi të ri të dialogut pa përgatitjet e nevojshme, siç po tenton qeveria aktuale, do të dështojë. Është përgjegjësi e plotë e Kuvendit të Kosovës që të aprovojë platformën për dialog me një shumicë prej 2/3 dhe vetëm në këtë formë mund të sigurohet legjitimitet i këtij procesi. Çdo formë tjetër e zhvillimit të dialogut është e destinuar të dështojë. Është në interesin e qytetarëve të Kosovës që të arrihet një konsensus i tillë brenda Kuvendit të Kosovës. Qeveria aktuale ka humbur legjitimitetin për të përfaqësuar Kosovën në këtë proces dhe se një legjitimim i ri i Kuvendit të Kosovës duhet të ndodh sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Normalizimi i plotë mund të arrihet vetëm me njohje reciproke. Marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet t’i mundësojë Kosovës anëtarësim të menjëhershëm në organizatat ndërkombëtare, para se gjithash në OKB, si dhe t’i hapë rrugë anëtarësimit në BE dhe NATO.

Qeveria e tanishme e Kosovës, e themeluar në shtator 2017, ka humbur legjitimitetin e saj. Kjo krizë është thelluar në mënyrë të veçantë që nga prilli i vitit 2018, kur një nga partitë e koalicionit qeverisës (Lista Serbe) “ngriu” pozicionin e saj brenda Qeverisë. Megjithatë, sipas Kushtetutës së Kosovës, përfaqësuesit e komunitetit serb kanë vendet e tyre të garantuara në Qeveri. Ne konsiderojmë se për shkak të kësaj situate, çështjet që janë me interes kombëtar nuk po mund të trajtohen. Prandaj, për të dalë nga kjo situatë, zgjedhje të reja janë të nevojshme dhe të pashmangshme.

Dialogu me Serbinë është procesi më i rëndësishëm që Kosova ka kaluar që nga pavarësia e saj. Deri më tani procesi ishte plot me sfida pasi edhe marrëveshjet e arritura deri më tani nuk prodhojnë efekte të dëshirueshme. Si i tillë, hyrja në një proces të ri dialogu pa një konsensus të gjerë nuk siguron që marrëveshjet do të jenë të zbatueshme. Është përgjegjësi ekskluzive e Asamblesë për të aprovuar një platoformë mbi dialogun dhe përgjegjësi e Kosovës me një kualifikim (2/3 e deputetëve). Kjo do të sigurojë legjitimitetin e procesit dhe mbikëqyrjen e duhur për kryerjen e tij.

Ne konsiderojmë se institucionet aktuale nuk kanë energji politike dhe legjitimitetin e qytetarëve për të përfaqësuar Kosovën në këtë proces, ndërsa Presidenti është duke vepruar jashtë përgjegjësive të tij kushtetuese dhe pa mandat nga Kuvendi.

Ne jemi të gatshëm të bëhemi pjesë aktive e procesit të dialogut, të përgatitur me parime të qarta dhe qasje gjithëpërfshirëse, marrja e një legjitimiteti të plotë të institucionit të Kuvendit është marrë siç përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Ne ju garantojmë që ne mbetemi të përkushtuar ndaj një procesi serioz dhe konsensual të dialogut dhe brenda kuadrit tonë kushtetues.

Ne presim që ju do të refuzoni publikisht dhe në mënyrë të qartë ndarjen territorial në baza etnike midis Kosovës dhe Serbisë.

Ne mbetemi në dispozicionin tuaj për të provuar çdo informacion shtesë që mund të jetë i nevojshëm.

Ju lutemi pranoni garancitë e vlerësimit tonë më të lartë.

”, thuhet në këtë letër./Indeksonline/