15:25 / E Enjte, 04 Maj 2023 / MSH

Partitë pro-ruse në Mal të Zi iniciojnë tërheqjen e njohjes së Kosovës

Partitë në Mal të Zi që kanë qëndrim pro kanë inicuar tërheqjen e njohës për Kosovën.

Siç raporton Radio Evropa e Lirë, Fronti Demokratik pro-rus, i cili ka pushtet absolut në Zetë, komuna më e re në Mal të Zi, mori vendim për miratimin e një Deklarate, me të cilën, siç thanë ata, njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të vlejë në atë territor.

Kjo komunë, e cila ndodhet në rrethinën e pabanuar të kryeqytetit malazez, Podgoricë, do ta shprehë mendimin e saj për këtë dokument në seancën e fundit të majit.

Pavarësia e Kosovës u njoh nga Qeveria e Malit të Zi në vitin 2008, kur në pushtet ishte Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Milo Gjukanoviqit, e cila në gusht 2020 humbi zgjedhjet nga Fronti Demokratik pro-serb dhe prorus, Demokratët dhe Lëvizja URA.

Së fundmi, Gjukanoviq ka pësuar disfatë edhe në zgjedhjet presidenciale dhe zyrtarisht më 24 maj duhet t’ia dorëzojë atë post presidentit të sapozgjedhur, Jakov Milatoviq, i cili deklaroi se nuk do të ketë tërheqje të njohjeve të Kosovës.