19:44 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / AR

Partneri i ri i Loredanës shfaqet duke bërë shqiponjën (FOTO)

Tani është konfirmuar se Loredana është në një lidhje me 21-vjeçarin Karim Adeyemi-n. I riu i cili luan për “Borussia Dortmund” ka pozuar së fundmi duke bërë shqiponjën me duar.

Fotoja në fjalë është shpërndarë nga faqja zyrtare e skuadrës së futbollit në Instagram.

Kujtojmë që Loredana dhe Karim nuk fshihen dhe postojnë shpesh foto dhe video së bashku. Kjo lidhje e re dhe shumë e komentuar ka marrë vëmendjen e shumë personave, mes tyre edhe të ish-partnerit të Loredanës, artistit Mozzik.

Ky i fundit, postoi me ironi një foto të skuadrës kundërshtare të Karim, e më pas shkroi se e gjitha është me shaka. Më pas në klipin e ri “Forever Together” me Kidën, 27-vjeçari i bëri një ‘diss’ duke përmendur disa emra të vajzave, të cilat i kishte përfshirë në një këngë më parë reperja shqiptare.