09:57 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Partnerja e Haradinajt mposhti partneren e Putinit, për t’u shpallur kampione e Evropës

Xhuditja kosovare Majlinda Kelmendi u shpallë kampione e Evropës për herë të 4-të në karrierë.

Ajo fitoi medaljen e artë në Lojërat Evropiane Minsk 2019, që po zhvillohen në Bjellorusi duke mposhtur rusen Natalia Kuziutina.

Kjo e fundit kishte bërë bujë në mediumet botërore pasi që kishte ushtruar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Derisa Majlinda Kelmendi muajin e kaluar kishte zhvilluar stërvitje në xhudo me kryministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn. /Indeksonline/