07:43 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Parukierët zbulojnë hijet më të bukura të së kuqes, ngjyrës që do bëjë namin këtë vjeshtë

E kuqja, është një nga ato ngjyra, që shumë gra i druhen dhe i qëndrojnë larg. Është e guximshme, e paharrueshme dhe absolutisht shumë IN në stinën e vjeshtës. Ndonëse ka reputacionin e ‘keq’ se është e vështirë për t’u mbajtur, nga ato ngjyra që është e vështirë për t’u mbuluar e jo të gjithave u shkon, parukierët e vajzave më të famshme të Instagramit, aktoreve e artisteve, tregojnë se ka disa hije e nuance për çdo lloj toni lëkure. Nga bakri i artë, deri tek e kuqja luleshtrydhe apo ajo e verës, fotogaleria e mëposhtme përmbledh idetë më të bukura, që do ju nxisin të lini takim tek salloni i bukurisë pa u menduar dy herë.