22:36 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pas 10 golave, penalltitë vendosin çerekfinalistin

Liverpooli ka kaluar në çerekfinale të Carabao Cup pasi ka mposhtur Arsenalin pas ekzekutimit të penalltive.

Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 5-5 dhe nga pika e bardhë reds ishin më të saktë, shkruan Indeksonline.

Të dy skuadrat kanë lënë në stol ose jashtë skuadrës futbollistët e tyre më të mirë, shkruan Indeksonline.

Golat për Arsenalin i realizuan Torreira, dy Martinelli, Maitland-Niles dhe Willock.

Derisa për kampionët e Evropës realizuan  Musatfi (autogol), Milner, Oxlande-Chamberlain dhe dy Origi.

Pas penalltive, Liverpooli realizoi pesë derisa Arsenali katër. Të vetmin penallti e humbi Caballos. /IndeksOnline/