12:53 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pas 14 viteve, bëhen bashkë maturantët e Malishevës që i shpëtuan tragjedisë me autobus

14 vite pas aksidentit fatal në Fushë Arrëz, gjimnazistët nga Malisheva që i shpëtuan kësaj tragjedie janë mbledhur së bashku.

Ata u mblodhën gjatë ditës së djeshme së bashku për të përkujtuar 15 shokët e tyre që humbën jetën në këtë aksident, shkruan Indeksonline.

“Me një pjesë të shokëve të klasës, por jo të gjithë,15 prej tyre prehën në paqe së bashku tekë varrezat e maturanteve, ndërsa pjesa tjetër jemi ne që u mblodhëm për t’i kujtuar. Lavdi e Përjetshme”, ka shkruar Bajram Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, njëri nga të mbijetuarit e këtij aksidenti.

Kujtojmë se, maturantët e Gjimnazit “Avdyl Frashëri”, tani Gjimnazi “Hamdi Berisha”, 14 vite më parë, përderisa ishin në ekskursion në Shqipëri, gjatë kthimit për në shtëpi, më 14 tetor të vitit 2004, janë aksidentuar në Fushë Arrëz dhe si pasojë, kanë humbur jetën 15 maturantë./Indeksonline/