09:44 / E Shtunë, 10 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Pas 15 orë qëndrim në studio, Ronela këndon hitin e Teuta Selimit

Këngëtarja e dashur shqiptare, Ronela Hajati, ka bërë të ditur se dje ka qëndruar rreth 15 orë duke punuar në studio.

Ajo ka publikuar një video në TikTok, duke kënduar këngën e Teuta Selimit ‘S’mundem me u nda’, me mbishkrimin ‘Pas 15 orësh në studio’’.

Duket se Ronela është gati të sjellë projekte të tjera, të shumta.

Para disa ditësh, ajo publikoi këngën ‘’Si Yll’’, ku ka arritur të grumbulloj rreth 4 milionë klikime në platformën Youtube. /IndeksOnline/