22:52 / E Mërkurë, 06 Shtator 2023 / Gj. Sh

Pas 17 viteve, Kosova mbetet pa tre mjekët e kombëtarës

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, do të zhvilloj dy ndeshje gjatë ditëve të ardhshme, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “EURO 2024”.

“Dardanët” të shtunën më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” luajnë kundër Zvicrës, ndërsa tre ditë më vonë udhëtojnë drejt Rumanisë, shkruan IndeksOnline.

Murat Berisha, ka njoftuar se që nga dita e sotme ai së bashku me Ismet Shalajn dhe Zheraldin Durgutin, nuk do të jenë pjesë e stafit mjekësor të fizioterapeutëven të Kosovës.

Ata ishin pjesë e përfaqësues së Kosovës për 17 vite, që nga viti 2006.

“Jemi Krenar që ishim staf mjekësor, në Përfaqsuesen e Kosovës, në Futboll.Falenderim i veqantë për lojtarët e Përfaqësues së Kosovës, që nga viti 2006-2023. Djema ju e keni bërë krenar Kosovën.Ju urojmë Shëndet, sa më pak lëndime dhe suksese në të ardhmen. Me shumë RespektMurati, Ismeti, Zheralldi”, ka shkruar Murat Berisha./IndeksOnline/