17:25 / E Diele, 09 Dhjetor 2018

Pas 20 viteve, Veseli takohet me bashkëluftëtarët që lanë Amerikën për t’iu bashkuar UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ja takuar bashkëluftëtarët e tij nga Batalioni “Atlantiku”, të cilët para gati 20 viteve lanë Amerikën për t’iu bashkuar luftës për liri.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli tha seata janë takuar pikërisht në vendin ku ishin bërë bashkë për t’u nisur në Kosovë.

Sipas tij, bashkëkombësit nga Amerika edhe paslufta kanë ndihmuar Kosovën si politikisht ashtu edhe ekonomikisht dhe vazhdojnëta kenë të njëjtin vullnet.

Me këtë rast ai ka ftuar ata të vijnë në Kosovëgjatë vitit të ardhshëm që të festohet 20 vjetori i çlirimit të Kosovës.

“Pata kënaqësinë të takoj bashkëluftëtarët e mi nga Batalioni “Atlantiku”, të cilët para gati 20 vjetëve lanë Amerikën për të tu bashkuar në luftën për liri.

U takuam pikërisht në vendin ku ata ishin bërëbashkë për tu nisur për Kosovë, në Hotel Royal Regency.

Ata edhe pas përfundimit të luftës kanë vazhduar ta mbështesin vendin e tyre, për ta forcuar politikisht e zhvilluar ekonomikisht.

Këtë vullnet e kanë edhe sot dhe nuk do ta humbasin asnjëherë.

I ftova që bashkë të vijnë në Kosovë vitin e ardhshëm, që ta shënojmë bashkë 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës”, ka shkruar Veseli./Indeksonline/