75 Mall Live Search
20:49 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / OSH

Pas 3 javësh që u aksidentua, ndërron jetë vogëlushja nga Lipjani

Muajin e kaluar vogëlushja nga Kroimiri i Lipjanit, Vlora Meta, ka pësuar aksident për të cilin IndeksOnline kishte raportuar .

E pas tri javësh që kishte qëndruar në koma, ajo nuk arriti t’i përballoj lëndimeve të marra dhe gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së në Lipjan, Hyzer Rizani.

Postimi i tij:

E nderuara familje Meta,

Me dhembje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së më të dashures suaj, Vlora Meta.
Vajzat e sjellshme si Vlora gjithmonë lënë pas vetes dhembje, prandaj veprat e saj si nxënëse dhe vajzë shembullore lënë kujtime të mira.

Ju lutem që në emër timin dhe të familjes t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta!