12:14 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pas 40 shërbimeve dhe lehtësive, Interneti falas për studentët

Studentët e pajisur me kartën e studentit tashti mund të përfitojnë 3GB dhuratë nga një nga kompanitë celulare që operojnë në tregun shqiptar.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili thotë se mjaftojnë që studentët të kenë kartën e studentit me vete dhe të aktivizoni njërën prej paketave Super.

Në kuadër të “Paktit për universitetin” u realizua edhe karta e studentit, nga e cila studentët përfitojnë 40 shërbime dhe lehtësi edhe nga kompani private.

40 shërbimet që përfitojnë studentët:

TRANSPORTI PUBLIK: Aboneja e studentit ka vlerën e vetëm 600 lekë për një muaj (1,600 lekë çmimi standard)

MUZETË: Muzeu Historik Kombëtar 60 lekë (Çmimi standard 200 lekë); Shtëpia me Gjethe 210 lekë (Çmimi standard 700 lekë); Bunk’Art1 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Bunk’Art2 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kulla e Sahatit dhe muzeu përkrah tij FALAS (Çmimi standard 200 lekë); Muzeu Arkeologjik 100 lekë (Çmimi standard 300 lekë); Muzeu i Shkencave të Natyrës 50 lekë; Muzeu i Forcave të Armatosura FALAS ; Muzeu i Bankës së Shqipërisë FALAS; Muzeu Mezuraj 100 lekë (Çmimi standard 200 lekë);

GALERITË: Galeria Kombëtare e Arteve 100 lekë (Çmimi standard 200 lekë); Galeria Fab FALAS; Galeria Zeta FALAS; Galeria Kalo FALAS; Gallery 70 Contemporary Art FALAS; Bazament Art Space FALAS; COD FALAS; Art Galeri E.Rira FALAS; Vivart Gallery FALAS ; Tirana Art Lab FALAS; IICAS – International Interactive Contemporary Art Space FALAS; QENDRA KULTURORE: Teatri i kukullave 5,000 lekë/ora (Çmimi standard për sallën me qera – 15.000L/ora);

TEATRO DHE KINEMA: Teatri Kombëtar / ArTurbina 150 lekë (çmimi standard 300 lekë); Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” 200 lekë (Çmimi standard 500 lekë) Teatri Metropol 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë) Kinema Millenium 400 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kinema Imperal 450 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kinema Cineplexx 2D 450 lekë (Çmimi standard 600 lekë) 3D 600 lekë (Çmimi standard 750 lekë) APR: Reja FALAS (Për aktivitete biznesi – 20.000 lekë / ora.);

Parku i Madh i Liqenit Artificial Tiranë Fushat sportive në PMLAT 50% ulje; Kopshti Zoologjik 100 lekë SHËRBIMET FALAS QË OFROHEN NGA BASHKIA TIRANË: Qendra Multifunksionale TEN salla falas;

Bibliotekat e Lagjeve – Çdo student i pajisur me kartë mund të regjistrohet në çdo bibliotekë dhe të shfrytëzoj hapësirat për lexim dhe aktivitet falas.

Sheshet Publike – Çdo student apo grup studentësh të pajisur me kartë mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre në sheshet publike falas, duke ndjekur procedurat e marrjes së lejes pranë bashkisë Tiranë.