17:07 / E Enjte, 09 Dhjetor 2021 / B O

Pas 45 vitesh gjendet studenti i zhdukur, eshtrat dhe makina u gjetën në një përrua

Dyzet e pesë vjet pasi një student i Universitetit Auburn u zhduk rrugës për në shkollë, makina dhe eshtrat e tij janë gjetur.

Kyle Clinkscales dhe Ford Pinto Runabout i tij i bardhë i vitit 1974 u zhdukën më 27 janar 1976, kur Clinkscales ishte rrugës për në Universitet.

22-vjeçari nuk u kthye më në shkollë dhe prindërit e tij paraqitën një raport për zhdukjen e tij.

Zyra e sherifit ka kërkuar për Clinkscales dhe makinën e tij për 45 vjet, duke ndjekur qindra pista, megjithëse asgjë thelbësore nuk ishte gjetur kurrë, shkruan Indeksonline.

Të martën një burrë thirri policinë kur vërejti një makinë në përrua në Chambers të Alabamas.

Eshtra të dukshme njerëzore u gjetën në makinë. Poashtu, kartat e identitetit dhe kreditit të Clinkscales u gjetën në një portofol në makinë.

Sherifi tha se shpreson se mbetjet do të ndihmojnë në përcaktimin nëse rasti ishte aksident me makinë apo ndonjë ngjarje me paramendim.

Babai i Clinkscales vdiq në vitin 2007 , ndërsa nëna e tij vdiq në janar të këtij viti./Indeksonline/