20:04 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Pas 5-6 ditëve rezultatet e votave të rinumëruara, me kusht dhe personave me nevoja të veçanta”

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i 530 vendvotimeve, ku prej tyre deri në mesditën e sotme janë rinumëruar rreth 50% të vendvotimeve të parapara për rinumërim.

Sipas koordinatorit të kësaj qendre, Burim Ahmetaj, rinumërimi i këtyre vendvotimeve, numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta do të përfundojë brenda 5-6 ditësh.