09:35 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pas 70 vitesh gjendet avioni i parë që kishte sinjalizuar përfundimin e Luftës të Dytë Botërore (Video)

Mediat amerikane kanë njoftuar se është gjetur avioni i cili kishte humbur 70 vjet më parë, deri sa rastësisht u zbulua nga një historian amerikan e aviacionit në mbeturinat në Wisconsin të SHBA-së në vitin 2015.

Ky është avioni i parë amerikan i cili në bordin e tij barte trupat parashutiste që u hodhën mbi brigjet e Normandisë në Francë me 6 qershor të vitit 1945, gjatë pushtimit nazist, shkruan USA today, transmeton Indeksonline.

Avioni i cili është identifikuar në bazë të mbishkrimit të tij “Vellezeria është gjithçka”, u gjet në mbetjet kompanisë “Basler Turbo scrap” në Oshkosh, në shtetin federal të Wisconsin .

Projekti i restaurimit të avionit ka filluar nga një grup i forcave ajrore përkujtimore, dhe ‘Basler’ punëtorëve restaurimi të avionit të famshëm i cili ka punuar më shumë se 22.000 orë për tu vendosur përfundimisht në muzeun e aviacionit amerikan. /Indeksonline/