13:46 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / OSH

Pas 8 muajsh, ky shtet sot ka hapur kufijt dhe aeoportin

Pas tetë muajsh masash kufizuese për shkak të pandemisë së koronavirusit, Kili ka hapur sot kufijt dhe aeroportin.

Shteti latin është një nga të vetmit që ka mbajtur kaq gjatë regjimin e masave duke mbyllur kufijt dhe aeroportin për të huajt.

Pasagjerët do të duhet të tregojnë një test negativ për koronavirusin, si dhe sigurimin shëndetësor nëse duan të hyjnë në Kili.

Presidenti Sebastian Pinera u bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm në mënyrë që të parandalojnë një valë të re të pandemisë.

Kili mbylli kufijtë e saj në 18 mars, dy javë pas rastit të parë të infeksionit me koronavirus.

Që nga ajo kohë, më shumë se gjysmë milioni infeksione dhe 15,000 vdekje janë regjistruar në këtë vend me një popullsi prej 18 milionë banorësh./Indeksonline/