10:13 / E Hënë, 15 Mars 2021 / AR

Pas 8 vjetësh, “Grammy Awards” e ribashkon Taylor Swift me ish të dashurin

Taylor Swifti dhe Harry Styles janë “ribashkuar” në vitin 2021, falë pjesëmarrjes së tyre në “Grmamy Awards 2021”.

Në kanalin Youtube po qarkullon një video në të cilën shihen duke biseduar të dy së bashku, transmeton indeksonline.

31-vjeçarja me ish-të dashurin ishin fitues në eventin e madh qe u mbajt dje në Los Angelos.

Ata ishin të nominuar për performancën më të mirë pop, ku çmimi iu dha Harryt.

Kujtojmë, se dyshja kishte filluar romancën e tyre në vitin 2012.

Më poshtë keni videon e plotë ku shihen në momente të mira pranë njëri- tjetrit./Indeksonline/