17:47 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pas 8-vjetësh, aktori i njohur shqiptar i jep fund lidhjes së dashurisë

Edhe pse është munduar ta jetojë në privatësi të plotë lidhjen e dashurisë, aktori i njohur shqiptar Nik Xhelilaj nuk ka shpëtuar pa u bërë pjesë e showbiz-it në Turqi dhe titujve rozë atje.

Xhelilaj është bërë pjesë e disa produksioneve në kinemanë turke, por filmi që ndryshoi edhe jetën e tij personale është “Kayip Sehir” në vitin 2012, në të cilin Niku kishte në krah aktoren 38-vjeçare, Gokçe Bahadir.

Për 8 vite me radhë, flitet që dy të rinjtë kanë jetuar një histori dashuri në privatësi të plotë, por mediat vendëse kanë mësuar se kohët e fundit Niku dhe Gokçe i kanë dhënë fund romancës së tyre.

Arsyet e vërteta të kësaj ndarjeje ende nuk dihen, por flitet që Xhelilaj vijon ta ndajë jetën mes Turqisë dhe Gjermanisë. Mundet që kjo distancë të jetë bërë pengesë që çifti të vazhdojë bashkë. Udhëtimet e vazhdueshme dhe të qenit shpeshherë në distancë kanë çuar në ndarjen e çiftit, edhe pse, në të vërtetë, askush nga aktorët nuk ka konfirmuar lajmin e fundit.