12:57 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pas akreditimit insitucional, këto janë programet që do të ofrojë këtë vit universiteti “Haxhi Zeka”

Pas akreditimit institucional,  të universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, është bërë e ditur se ky universitet  do të fillojë disa programe të nivelit bachelor, përkatësisht Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis, do të ofrojë programin bachelor në fushat e turizmit, hotelerisë dhe mjedisit.

Nga ana tjetër në kuadër të këtij universiteti është bërë e ditur  se edhe Fakulteti i Arteve shumë shpejt do të hapë konkurs për studentë të rinj në këto programe: Edukim në muzikë (Baçelor)* Edukim artistik në interpretim (Baçelor) * Edukim në muzikë ( Master).