15:13 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pas aksidentit të rëndë, Kevin Harti shihet në një ndeshje basketbolli

Teksa vazhdon shërimin nga dëmtimi që pësoi në aksidentin me makinë,  komediani Kevin Hart u pa në “Staples Center”, së bashku me gruan e tij Enniko Parrish.

Ata ishin të pranishëm në ndeshjen midis Lakersave dhe Atlanta Hawksave.

Ai ende është duke u rikuperuar para se të filloj aktivitetet e tij në fushën e aktrimit.

Aktori dhe komediani 40 vjeç, u ul përkrahë gruas së tij Eniko Parrish, 35 vjeçe dhe po shijonin secilin moment të ndeshjes në kuadër të NBA-së.

Kevin Harti dukej në humor të mirë, teksa takoi edhe shokë të tij si reperët, 2 Chainz, Offset dhe Quavo. /IndeksOnline/