10:59 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pas aksidentit të tmerrshëm, Kevin Harti s’mund të marrë pjesë në dhënien e çmimeve

Aktori i njohur i komedisë Kevin Hart, hap pas hapi është duke e marrë veten, por për ta parë atë në një paraqitje publike ende duhet të presim, transmeton Indeksonline.

Burime të afërme me komedianin kanë bërë të ditur për TMZ se Kevin dhe Eniko Harti janë nderuar të enjten në mbrëmbje nga “Los Angeles Mission”-i për punën e tyre,  mirëpo Kevini dhe gruaja e tij nuk do të jenë në gjendje t’i pranojnë çmimet e tyre, sepse ai ende po shërohet nga aksidenti i tmerrshëm muajin e kaluar.

Nick Cannoni pritet të jetë i autorizuari i aktorit për të pranuar çmimet në rast se jepen në emër të Kevin Hartit. /IndeksOnline/