23:39 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pas akuzave për përdhunim, zbulohet edhe një “e zezë” në familjen e Ronaldos

Cristiano Ronaldo është duke u përballur me dyshime se ka përdhunuar një modele gjatë vitit 2009.

Por problemet e portugezit nuk kanë të ndalur dhe është bërë përsëri shënjestër e mediave në Britaninë e Madhe, shkruan indeksonline.

Babai i të dashurës së Cristiano Ronaldos është një trafikant i dënuar droge, i cili kaloi 10 vjet burg, raportohet nga Daily Mail.

Argjentinasi Jorge Rodriguez, 69 vjeç, babai i partneres së Ronaldos, Georgina, 23 vjeç, kaloi dënimin në tre burgje në Spanjë për dy vepra të trafikimit të drogës.

Rodriguez, një ish-futbollist i lindur në Buenos Aires, u burgos në vitin 2003 dhe u lirua në vitin 2013.

Dënimi i tij ndaj trafikimit të kokainës, i paraqitur në një dokument prej 18 faqesh të datës 28 korrik 2003, tregon se si ai kreu një përpjekje të dështuar për të kontrabanduar më shumë se 100,000 funta kokainë nga Spanja në Francë.

Megjithatë ky nuk është një problem për sulmuesin e Juventusit, pasi akuzat e para janë ato që e mundojnë vetë futbollistin i cili i ka mohuar kategorikisht ato. /IndeksOnline/