08:45 / E Shtunë, 22 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Pas Aleksandër Gjokës, një tjetër artist ironizon muzikën e Dafina Zeqirit

Një ditë më parë Aleksandër Gjoka ndau në llogarinë e tij të “Instagram-it” një video ku shfaqej Dafina Zeqiri, duke kënduar me “playback”.

Ai duke e ironizuar tha se performanca e saj është turp, për dikë që e quan veten “VIP”.

”Hajde live hajde. Pu, pu, pu çfarë turpi. Hajde VIP”-shkruante artisti.

Së fundmi, pas Sandrit edhe Elton Deda ka disa rezerva për muzikën e Dafinës dhe jo vetëm dhe Alban Skënderajt. Teksa në plazhin ku ai po pushon, në sfond dëgjohet bashkëpunimi i Dafinës dhe Albanit “I pari/e para”, Eltoni thotë: Asnjë llaf s’të mora vesh, përveç xhalozia dhe dashuria.