14:44 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pas Amerikës, Tuna me djalin tani në këtë vend për pushime (Foto)

Që pas lindjes së djalit, Tianit këngëtarja nga Maqedonia Tuna më nuk është parë as në koncerte, madje as në intervista e shfaqje televizive.

Ajo ka vendosur t’i përkushtohet familjes që ka ndërtuar me Patris Berishën, ndërkohë çifti ditë më parë u kthye nga Amerika, shkruan Indeksonline.


Por Tunës nuk i kanë mjaftuar siç duket ditët e pushimit që kaloi në New York. Këngëtarja bashkë me djalin e saj tashmë kanë shkuar në Mavrovë të Maqedonisë.

Tuna ka postuar një fotografi të Tianit, ndërkaq tregon edhe vendndodhjen e tij. Por nuk dihet nëse edhe Patrisi është me ta./Indeksonline/