23:04 / E Enjte, 15 Prill 2021 / OSH

Pas arrestimit të mjekut, Ibrahim Hoti, Podujeva mbetet pa pulmolog

Pak minuta më parë, Prokuroria Themelore njoftoi se ka arrestuar mjekun nga Podujeva, Ibrahim Hoti.

Kjo ndodhi pas publikimi të një video nga Indeksonline ku Hoti shihet duke e përzën një pacient dhe duke i ofruar shërbimet shëndetësore.

Me arrestimin e Hotit, Podujeva ka mbetur pa pulmolog. Ai ishte i vetmi pulmolog në QKFM-në e Podujevës.

Po ashtu, Drejtori i Shëndetësisë në Podujevë, Driton Veliu ka njoftuar se Hoti është suspenduar nga puna.

Pulmologu Hoti do të qëndroj në paraburgim për 48 orë./Indeksonline/