17:32 / E Diele, 11 Tetor 2020 / indeksADMonline

Pas atentatit të shefit të policisë në Malësinë e Madhe, mjekët ende nuk ia kanë hequr një plumb brenda në kokë

Dy persona, ende të paidentifikuar, teksa ishin duke udhëtuar me motor, kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të automjetit të policisë, brenda të cilit ndodhej shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj 37-vjeç, babai i tij Xhelal Hasanaj 74-vjeç, dhe bashkëshortja, Vjollca Hasanaj 28-vjeç.

Mësohet se shefi i policisë Hasanaj ka marrë tre plumba, dy në kokë dhe një në hundë. Mjekët kanë mundur t’i heqin plumbin nga hunda dhe njërin që kishte në kokë. Ndërsa një tjetër e ka ende brenda në kokë edhe pse Hasanaj është i vetëdijshëm.

Në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur edhe babai i efektivit Xhelal Hasanaj 74-vjeç, i cili  ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia është ngritur në këmbë pas kësaj ngjarjeje të rëndë, dhe po kreh zonën për të bërë të mundur kapjen e autorlve. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohl që bëhet me dije se pista kryesore ku po hetohet është ajo e detyres së 37-vjeçarit.