75 Mall Live Search
09:55 / E Diele, 26 Prill 2026 / b l

Pas atentatit, Trumpi e telefonoi Grenellin për ta ngushëlluar për vdekjen e nënës së tij

Sot është kryer një atentat kundër presidentit Donald Trump, por ai ka arritur të shpëtojë falë ndërhyrjes së shpejtë të Shërbimit Sekret.

Pas evakuimit, pavarësisht kaosit, presidenti Trump është treguar i kujdesshëm dhe ka telefonuar ambasadorin Richard Grenell për ta ngushëlluar për vdekjen e nënës së tij.

I dërguari presidencial për misione speciale në mbarë botën, Richard Grenell, në rrjetin social X ka shkruar: “Presidenti i Shteteve të Bashkuara ishte shënjestra e një tjetër atentati sonte… por më telefonoi pikërisht tani për të parë si isha, sepse nëna ime vdiq të mërkurën.”