75 Mall Live Search
20:25 / E Martë, 09 Qershor 2026 / L A

Pas Barcelonës, Atletico tallet edhe me Realin për Alvarezin

Atletico Madridi ka tallur dy rivalët e saj në La Liga.

E gjithë kjo erdhi për shkak të argjentinasit, Julian Alvarez me Barcelonën që bëri fillimisht ofertën prej 100 milionë eurove për të, ku më pas “Los Colchoneros” i tallën katalanasit.

E njëjta gjë ndodhi dhe me Realin, të cilët njoftuan se 150 milionëshi misterioz ishte argjentinasi.

Më tutje, Atletico në një njoftim goditi “Los Blancos” me 4 arsye duke nisur nga vizita e Papës e deri te Alvarez.

“1. Ju e keni prerë videon e Papës ku ai tha se ishte gjithashtu një tifoz i Atleticos. 2. Duhet ta keni ngatërruar etikën me mirënjohjen, por për të mos lënë asnjë dyshim: ne nuk ju falënderojmë për asgjë. 3. Ne nuk po studiojmë dhe as nuk po shqyrtojmë asnjë ofertë për Julián. 4. Si mund të mos shkojmë mirë me njëri-tjetrin, kur na bëni të qeshim edhe më shumë se Barcelona”, shkroi Atletico./IndeksOnline/