16:20 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Pas Covid-19, inspektohet edhe ndërmarrja “Ferronikeli”

Inspektorët e Komunës së Drenasit, në kuadër të inspektimeve në biznese për marrjen e masave lidhur situatën e krijuar me rastin e pandemisë COVID-19, në bashkëpunim edhe me Policinë e Drenasit, kanë inspektuar ndërmarrjen e “Ferronikelit” në Drenas,  bëhet e ditur nga kjo komunë, transmeton IndeksOnline.

Siç theksohet në komunikatë kjo kompani, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ashtu sic janë vendosur nga ana e ekzekutivit të vendit.

“Fillimisht janë inspektuar hapësirat e administratës në këtë kompani, në të cilën shihet se janë marr masat e nevojshme mbrojtëse sipas urdhëresës 01/03 të Qeverisë për marrjen e masave ndaj veprimtarive ekonomike. Inspektorët kanë konstatuar se në këtë ndërmarrje është bërë dezinfektimi i hapësirave të punës, pajisja e punëtorët me mjete mbrojtëse personale sipas Udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe personat brenda hapësirës së punës janë me distancë të mjaftueshme”, thekson komunikata.

 Të gjithë hapësirat e kësaj kompania janë dezinfektuar për çka edhe siç thuhet në komunikatë është ofruar dëshmi.

“Komuna e Drenasit, do të vazhdoj në inspektimin e të gjithave bizneseve për të monitoruar nëse janë duke u zbatuar vendimet dhe urdhëresat e nivelit qendror për marrjen e masave në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19”, përfundon komunikata.

Ndryshe jo rrallë herë “Ferronikeli” është cilësuar si njëri nga ndotësi kryesor në komunën e Drenasit dhe jo vetëm.