18:39 / E Diele, 16 Maj 2021 / AR

Pas dasmës luksoze në Maldive, Fjolla Morina mëson për borxhet e burrit biznesmen! Vendimi që ka marrë dhe e vërteta e abortit të fëmijës

Telashet për këngëtaret Fjolla Morina duket se nuk kanë fund. Pasi u arrestua në kufirin Kosovë-Shqipëri për armë mbajtje pa leje, duke u dënuar me 6 vjet burg, duket se martesës me biznesmenin 12 vite më të ri i ka ardhur fundi.

Burime të sigurta bëjnë me dije se këngëtarja është ndarë nga biznesmeni Fisnik Syla, pak kohë pas celebrimit në martesë gjatë një dasme luksoze të organizuar në Maldive, shkruan Panorama Plus.

Të njëjtat burime thonë se Fjolla ishte shtatzënë dhe mund të ketë abortuar fëmijën, pavarësisht se ajo nuk e kishte konfirmuar asnjëherë se ishte në pritje të ëmbël. Bëhet me dije se aborti është kryer pasi tashmë ish-bashkëshorti i saj ka përfunduar në borxhe, realitet me të cilin ajo është njohur pas ceremonies luksoze, udhëtimeve dhe blerjeve të shtrenja nga ai.

Ndërkohë që mediat e kanë publikuar këtë lajm nga burime të sigurta. Megjithatë, ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur ekzaktësisht pasi nga këngëtarja dhe biznesmeni nuk ka asnjë deklaratë apo reagim të qartë. Fjolla Morina dhe Fisnik Syla u kthyen në fokus të medias, pasi në vend të postimeve të shumta që bënin, rrjetet e tyre sociale i kaploi heshtja.

Që prej urdhërarrestit ndërkombëtar për ekstradimin e Fjollës në Shqipëri ku duhet të vuajë dënimin me burg, çifti nuk ndihen më. Po ku janë Fjolla dhe Fisniku, ndërkohë që përfliten për ndarje?

Nga fotoja e fundit e përbashkët, mendohet mund të jenë jashtë vendit. Edhe pse nuk e kanë zbuluar vendin, lihet të kuptohet që janë në Belgjikë, por secili në punë të vet. Ndërkohë që këngëtarja e ka të vështirë të kalojë kufijtë në situatën në të cilën gjendet, duket se jeta private është në ditët më të këqija.

Këngëtarja, e cila prej muajsh është në kërkim nga policia shqiptare, u komentua pasi mori propozimin për martesë, nga Fisnik Syla. Ata udhëtuan drejt ishujve Maldive me njëri-tjetrin dhe në vendin magjik ai i bëri një propozim për martesë.

Në një pishinë është shkruar me petale trëndafili të kuq “Fjolla të dua! A do martohesh me mua?”. Pasi e mori Fjollën për dore për t’i zbuluar surprizën, Fisniku iu ul në gjunjë këngëtares me një unazë diamanti për t’i propozuar. Sigurisht, ajo nuk i rezistoi një propozimi të tillë.

“Dhe unë thashë ‘PO’. Zyrtarisht të martuar”, shkrunte Fjolla përkrah postimeve. Foto dhe video nga momenti magjik ndanë me ndjekësit në rrjete sociale të dy.

Bashkë me lajmet e ceremonisë u fol se këngëtarja ishte shtatzënë, por të dy e shmangën si çështje. Fjolla ndërkohë është nënë e dy vajzave nga dy marrdhënie të ndryshme, ndërsa lidhja e saj me Fisnikun u shoqërua me deklarata të forta nga ish-bashkëshortja e tij.

Këngëtarja i shprehu publikisht dashurinë biznesmenit Fisnik Syla përmes një mesazhi në ‘Instagram’, ku shkruante se, “Thonë që në dashuri fiton kush ikën”. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar, por kur dashuria është e vërtetë, atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua!”.

Por nuk vonoi dhe mediat zbuluan se biznesmeni ka qenë i martuar dhe është baba i dy fëmijëve. Madje, ish-gruaja e tij mban ende foto të Fisnik Sylës dhe fëmijëve në rrjetet sociale. Sipas tyre disa prej fotove janë të muajit gusht, periudhë kur thuhet se Fjolla Morina nisi lidhjen me biznesmenin.

Gjithashtu, bashkëshortja e tij pohoi faktin që Fjolla Morina i prishi familjen dhe sipas saj martesa e tyre zgjati 10 vite duke u përfunduar për shkak të lidhjes së Fisnik Sylës me këngëtaren.

“Atyre që deshën shkatërrimin e familjes, marrshin nga jeta atë që e meritojnë!”, tha mes të tjerash ajo, duke shtuar se “njeriu qenka më i fortë se guri”.

Nisur nga lajmet e fundit se Fjolla tashmë është ndarë nga Fisniku për shkak se ai ëshët i mbytur në borxhe, komentuesit me cinizëm shkruajnë se kjo është karma, dhe se Fjollën e mallkoi ish-gruaja e Fisnikut.